Ndërron jetë Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda

Arti në zi. Aktori i njohur Zef Deda ka ndërruar jetë. Mjeshtri i humorit shkodran ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Prej kohësh Deda vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ndërkohë, djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fiongo të zezë në shenjë zie.

Në një postim në korrik të këtij viti kur i ati kishte ditëlindjen, Jul Deda e uronte me fjalë zemre.

“Fati më ka mbajtur me hatër duke më bërë birin tënd, sepse ti e do të bukurën, dashuron familjen, për ty ka rëndësi dinjitetin dhe ndershmëria, ti adhuron jetën.Sekreti yt është, pozitiviteti, të cilin ti e shpërndan ndër ne, pa kursim. Je krenaria e familjes sonë…! Të paçim me jetë e me shëndet…! Të dua fort Babo…!”, shkruante ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *