“Më ke sharë me libër shpie”, Grida Duma përplaset me Erion Veliajn në emisionin e saj

Kryebashkiaku Erion Veliaj është ndalur në Top Channel për të komentuar ecurinë e garës për bashkinë e Tiranës, në të cilën mundi të siguronte mandatin e tretë.

Gjatë një diskutimi në studio me Grida Dumën, kjo e fundit i ka kujtuar Veliajt një moment të sikletshëm kur ishte fyer rëndë nga ai. Biseda e nxitur nga përgjigja e Veliajt se e humbën Kavajën sepse “800 veta mendojnë se Saliu me Ilirin bëjnë punë më mirë se ne”, përfundoi me Dumën që rrëfeu se dikur kohe kur ishin anëtarë të kampeve të ndryshme politike ai e kishte “sharë me libër shtëpie”.

Pjesë nga biseda:

Grida Duma: Tani të them… se mu kujtua diçka tjetër, ndryshe nga ajo që më the shoqe, ndërkohë ne nuk ishim takuar fare.

E mbaj mend unë në 2015 më ke futur një të sharë, po ça të share, me rob shtëpie këtu në Top Channel. Dhe unë që të kam parë me cep të syrit dhe thash, bravo Erion sepse je aty tek televizioni jotë, për t’u kthyer nuk të kthehesha dot sepse do të kthehesha me të sharë ose do përdorja gjuhë seksiste dhe kjo provonte pikërisht atë që kishe thënë ti. Kështu që e lash.

Që atëherë që jam përballur me ty me buzëqeshje cinike dhe sot me buzëqeshje sportive, unë e kam ndarë mendjen. Tani pranoje që Kavaja është dështim për ty.

Veliaj: Unë pranoj ca të doni ju.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *