Mendoi se po ikte si në filma, 20 vjeçari shqiptar humb jetën në Gjermai pasi u hodh në lumë për t’i shpëtuar policisë

Një ngjarje e rëndë me protagonist një 20-vjeçar shqiptar ka ndodhur gjatë fundjavës në Austri.

Sipas raportimeve referuar mediave të huaja, 20-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u hodh në lumë për t’i shpëtuar prangave të policisë.

Pavarësisht trajtimit mjekësor që mori në spital ditën e djeshme, 20-vjeçari ndërroi jetë pas disa orësh.

Çfarë ndodhi dje në afërsi të kufirit Austri-Gjermani

Patrulla e policisë i bëri shenjë shqiptarit i cili po udhëtonte me makinë, që të ndalonte. Dyshohet që makina me të cilën lëvizte shqiptari të jetë e vjedhur.

20-vjeçari jo vetëm që nuk ndaloi, por shtypi gazin për t’iu shmangur policisë.

Pas një ndjekjeje si nëpër filma, 20-vjeçari del nga makina dhe vrapon në këmbë për të humbur gjurmë nga policia. Pas ecjes me vrap, ai hidhet në lumin Salzach duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat.

Trupi i tij u gjet pa ndjenja nga ekipet përkatëse në lumë. Ai u dërgua me helikopter në spital, por për fat të keq ndërroi jetë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *