Mund të themi me plot gojë që Meri Shehu ka qenë një ndër personazhet më të këndshëm në shtëpinë e BBV.
Pavarësisht se aventura e saj përfundoi më 10 shkurt, thuajse një muaj pas hyrjes së saj, Meri Shehu ka fituar zemrat e publikut, falë humorit të saj.
Rrugëtimi saj i pati të gjitha ngjyrat, nisur nga shakatë e saj, debatet deri tek momentet që u bënë shpejt virale në rrjetet sociale.Gjatë qëndrimit, Meri ka rrëfyer gjithashtu për herë të parë që ka një vajzë.
Ditën e sotme, astrologia ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka rrëfyer eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka folur gjithashtu edhe për vajzën e saj, të cilën është munduar ta mbajë sa më larg syrit të publikut.
“Unë kam një vajzë, që ka ardhur nga një martesë. Ajo ka një relacion të vetin. Eshtë jashtë shtetit. Nuk është aq e madhe sa për t’u martuar por… Nuk më ka ndjekur, me vjen keq për këtë pasi jetojnë jashtë por janë persona shuëm VIP sa kësaj radhe nuk u morën me mua. Dhe unë nuk u mora shumë, thjesht thashë që kam një vajzë pasi ajo ka jetën edhe personalitetin e vetë. Ajo ska dashur që ta përfshij kështu që as unë nuk kam dashur ta përfshij”, ka thënë Meri.
Ajo ka shtuar gjithashtu se gjatë gjithë kësaj kohe ka preferuar që të mos ekspozojë të bijën pasi ka respektuar dëshirën e saj.