Personi në foto është Nazmi Metaliu, mjeku 63-vjeçar i arrestuar për korrupsion. Metaliu, së bashku me teknikun e imazherisë, Astrit Mansakun, merrnin rryshfet për tu bërë skaner qytetarëve në QSUT.
Hetimet për to kanë nisur rreth tre javë më parë, ndërsa hetuesit kanë dokumentuar disa raste ku mjekët iu merrnin para qytetarëve qe iu nënshtroheshin skanerit.
Në fotot e publikuara në rrjetin social ‘Facebook’, Metaliu shihet nën shoqërinë e kolegëve të tij në QSUT. Ai pozon para aparatit fotografik teksa ndodhet në punë si dhe në disa raste nuk harron të shpërndajë mesazhe sensibilizuese siç është ajo në kohën e pandemisë.
‘Unë rri në shërbim, ti rri në shtëpi’- shkruhet në fletën që mbante në dorë mjeku në vitin 2020, aty ku ka marrë shumë pëlqime dhe komente vlerësuese nga miqtë dhe të afërmit.