Detaje të rënda janë zbuluar një ditë pas masakrës në Paskuqan, ku Dan Hutra, 40 vjeç ekzekutoi me kallashnikov Mevlute Hysën, motrën e ish-gruas dhe Hasime Dafkun, kunatën e saj.
Po ashtu, ai plagosi rëndë ish-bashkëshorten dhe nënën e saj. Të afërmit e familjes Hysa, thanë për mediat se në momentin e të shtënave, në banesë ndodheshin edhe bebet e vogla të familjes.
Por Hutra, ka larguar foshnjen 1 muajshe të bashkëshortes së tij. Edhe pse ai mohonte në mënyrë të përsëritur atësinë e fëmijës, ka larguar foshnjen 1 muajsh. Në banesë gjithashtu ndodheshin edhe dy bebe të tjera, 2 dhe 6 muajsh.