Njëra sapo ishte bërë nënë, tjetra shtatzënë; dy viktimat s’kishin asnjë problem me Dan Hutrën

Personat që shikoni në foto janë dy gratë që u vranë një ditë më parë nga Dan Hutra, i cili brenda 30 minutave kreu një masakër në Tiranë me tre të vrara e tre të plagosura.

Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij dhe la të vdekur motrën e gruas, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafkun, (e fejuara e vëllait të gruas).

Të plagosura mbetën dhe Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, një i dënuar me burgim të përjetshëm, me të cilin kishte patur konflikte kur vuante dënimin për vrasjen e gruas së parë.

Më pas, plagosi në zonën e Astirit, të dashurën aktuale, Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe.

Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.

Mevlute Hysa, një nga viktimat është 30 vjeçe dhe sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, gjë që shihet dhe nga postimet e bëra prej saj në rrjetet sociale.

Ndërsa Hasime Dafku, 25 vjeçe, sapo kishte mësuar se ishte shtatzënë.

Masakra ndodhi mesditën e djeshme. Hutra, sapo kishte dalë nga burgu ku ishte futur që në vitin 2007 pasi kishte vrarë gruan e tij të parë, kishte marrë peng njërën nga kunatat dhe kishte përdhunuar tjetrën.

Ai ishte denoncuar nga gruaja e dytë dhe duhej të ishte në gjendje arresti.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *