Konflikti i radhës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen midis babë e bir, Besnikut dhe Taulantit. Besniku është i pakënaqur nga djali i tij i vogël i cili është ndarë nga partnerja e tij me të cilën ka një vajzë.
Ai shpjegon se është ka një pension prej 10000 Lekësh në muaj, ndërsa djali i kërkon 15000 Lekë. Babai shpërthen ndaj të birit duke e quajtur të papjekur për të marrë përsipër jetën familjare.
Besnik: Unë u martova 24 vjeç dhe jam bërë kaq familjar e s’më ka dalë një diçka nga duart. Ndërsa ti 27 vjeç, ku i ke ti?
Taulant: Pse me vitet maten ato rastet? Fatkeqësitë nuk maten me vite.
Besnik: Ai është kopuk, s’ka ngjarë nga mua ai. S’është gjaku im ai lloj!
Taulant: Si nuk qenkam gjaku jot? I kujt jam unë?
Besnik: Nuk ke ti gjak! Po të kishe gjak do ishe adap!
Taulant: Ç’do bëja? Ekstremist do bëhem unë? Do bëhem vrasës?
Besnik: Të bëhesh politikan!
Taulant: Epo unë s’jam ndonjë psikolog!
Besnik: Pse qysh, s’ke bërë shkollë për psikolog? Mos të martoheshe!
Taulant: Qysh mos të martohesha? Të rrija kështu?
Besnik: Si e di ti? Pse ça e di ti, pufka pambuku ma di gruan? Ka punë gruaja!
Taulant: Ça do bëj, ka punë, ato që kisha detyrat e mia i bëra!
Besniku shton se gjatë kësaj kohe është përpjekur ta ndihmojë të birin çdo herë që ai i ka kërkuar para, por nuk e ka këtë mundësi. Ai pretendon se është mashtruar nga i biri.
Taulant: Ti e di punën time.
Besnik: O zonja Eni, jam kail të jap shpirtin për mbesën time por shiko çfarë maskarallëku është bërë dhe po bëhet. Paratë po më ikin, mirë grua që s’ka xhanëm, o po ku e ka fëmijën? A e di tjetrën zonja Eni që po më nxin jetën ai lloj? Është mashtruesi im!
Taulant: Nuk po ta nxij unë jetën ore!
Besnik: Je mashtrues!
Taulant: Ça mashtrova unë?
Besnik: Ik ore! Nuk ke turp! Më mashtron mua kaq kohë!