Frederik Ndoci tregon kohën kur mori Xhoana Nanon si modele në klipin e tij: “Ka qenë yll”

Artisti i madh Frederik Ndoci ka ardhur së fundmi në një intervistë ndryshe nga ato të dhëna më herët. Duke kënduar dhe duke rrëfyer këngëtari ka zbuluar disa episode nga jeta e tij që shumë prej fansave nuk ishin në dijeni.

Teksa këndoi këngën “Sytë e tu”, Ndoci rrëfeu se modelja të cilën e kishte marrë në klipin e kësaj këngë ka qenë pikërisht bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano.

Ai ka treguar momentin kur e ka parë Xhoanën për të cilën tha se ka qenë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur.

“Në 1989 e kam bërë këtë këngën. Kënga e parë vidioklip dhe ka qenë bukuroshe e asaj kohe Xhoana Nano. Ka qenë nëj fëmijë i jashtëzakonshme. Ajo ka qenë yll. Atëhere ka qenë e skalitur. Më çuan në disa shkolla të mesme dhe kur e pamë këtë thash “A është njeri ky?”, tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *