Ndërron jetë Joey, vajza nga Kenia që u dhunua barbarisht në Tiranë

Joy Ayoko, 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua barbarisht në Tiranë ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar edhe e ëma e saj, Ruth Abongo.

Joy u shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. Ajo u gjet pa ndjenja, e dhunuar poshtë ballkonit të shtëpisë së saj.
22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

Që nga ajo ditë e deri më sot ende nuk ka asnjë të dyshuar ndonëse pista e dhunimit vërtetohet edhe nga përgjigjja e Prokurorisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *