Horror në Durrës , punonjësi i pastrimit gjendet i djegur, po ngrohej kur ra mbi rezistencë dhe mori flakë

Një 50-vjeçar punonjësi i pastrimit të Portit të Durrësit ka humbur jetën në mënyrë tragjike në vendin e punës. Burri është gjetur i djegur nga kolegët e tij këtë mëngjes. 50-vjeçari kishte qenë turni i tretë në punë dhe në një moment ka ndezur një rezistencë për tu ngrohur.

Por, ai ka përsuar infarkt dhe ka rënë mbi rezistencë e ka marrë flakë. Për rrjedhojë ka ndërruar jetë. 50-vjeçari është dërguar në spital nga kolegët, me djegie të shumta në pjesën e përparme të trupit. Bluzat e bardha e konstatuan të vdekur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *