“Qava sot”/ Turjan Hysko për dhunën ndaj 3-vjeçares: Vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di…

Dhuna e edukatores së kopshtit “Stinët” ndaj vogëlushes 3-vjeçare, të cilës i theu edhe këmbën, ka prekur mbarë opinionin publik.

Ndër shumë personazhe të njohur, ka reaguar edhe Turjan Hysko, i cili rrëfehet me sinqeritet se i ka mbushur sytë me lot për këtë ngjarje të rëndë dhe nuk di si të veprojë si baba, si burrë, si qytetar dhe si person publik.

“Qava sot! Pashë videon e vajzës 3-vjeçare. Atara për pak muaj mbush 3 vjeç. Vij vërdallë nëpër shtëpi e nuk di se çfarë duhet të bëj si baba, si burrë, si person publik, si qytetar. Nuk di! Më vjen të shkoj tek shtëpia e asaj familjes e t’i përqafoj fort. I ati bënte dy punë për të ardhmen e gocës. Një çift normal që sakrifikojnë dhe kanë menduar që kopshti privat është i sigurt, është i duhuri për fëmijën e tyre. Njerëz të mirë! Kam menduar se çfarë do i bëja unë asaj. Oooo sa gjëra kam menduar por në fakt i dobët do isha unë! Prindërit e vajzës na dhanë një mësim të gjithëve si shoqëri. Dhuna prej vitesh po pjell dhunë. Ndoshta ka ardhur koha që t’i themi “stop” për t’u bërë më të mirë, jo duke u përgjigjur me dhunë…”- shkruan Turi në një postim në “Instastory”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *