Në gjendje të rëndë tek Trauma, publikohen pamjet e aksidentit të nënkomisares së Elbasanit

Mbrëmjen e djeshme, Anisa Kostani, nënkomisarja e policisë së Elbasanit, u aksidentua bashkë me një mikun e saj pranë liqenit Artificial në Tiranë.

Mjeti që drejtohej nga miku i saj pa patentë humbi kontrollin dhe përfundoi në trafik ndarëse. Burime bëjnë me dije se Anisa Kostani ndodhet në gjendje jo të mirë, ndërsa shoferi, s’ka marrë lëndime

Së fundmi JOQ ka siguruar pamje disa minuta pas aksidentit. Siç shihet nga pamjet, brenda ndodhet nënkomisarja, e cila ka marrë goditje të madhe në kokë.

Ajo është marrë me ambulancë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Kostani ka nevojë për gjak, prandaj kushdo që dëshiron mund ta ndihmojë duke shkuar tek spitali i Traumës dhe të dhurojë gjak.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *