“Ne themi se nëse merr një vajzë shqiptare është si të këpusësh një lule nga parajsa”, dedikimi i aktorit turk për Almeda Abazin

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayısman, ishin të ftuar dje tek “Zemër Luana”. Ata nuk i kanë kursyer deklaratat e dashurisë për njëri-tjetrin dhe treguan disa sekrete nga marrëdhënia e tyre.Tolgahan ishte ai që na çuditi me dedikimin e tij ndaj Almedës.

Madje aktori turk ia shprehu dashurinë në shqip, por edhe me një shprehje shumë të bukur turke për vajzat shqiptare.

“Zemër! Shpirti im! Zemra ime!”, -tha Tolga në shqip, duke shtuar më tej turqisht: “Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje: Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!”, -përfundoi ai.
Tolgahan dhe Almeda janë prindër të dy fëmijëve, djalit Efehan dhe vajzës Alina.

Aktori shprehu dëshirën për një fëmijë të tretë, ndërsa bukuroshja shqiptare tha se ajo e ka mbyllur me kaq. Ndërsa për marrëdhëniet me kolegët, Tolgahan u pyet për aktoren Hande Erçel, për të cilën tha se “ka një vend të veçantë në zemrën e tij”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *