I mori rrjedha e lumit, biznesmeni ishte kthyer nga Anglia të investonte në vendlindje

Një 50 vjeçar dhe djali i tij adoleshent humbën jetën pasi u morën nga rrjedha e ujit në Bogë, Malësi e Madhe. Bashkë me ta ishte edhe vajza e familjes, por ajo ka arritur të hidhet nga fuoristrada dhe të shpëtonte. Ndërsa babai i saj Pjetër Rushaj dhe vëllai 14 vjeçar nuk dolën dot.

Biznesmeni Rushaj ishte i njohur për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin. 50 vjeçari kishte lënë Anglinë për të investuar në Shqipëri, të shkonte në fshatin Bogë ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, të shikonte nëse kishte dëmtime në banesa nga shiu.
Ai kishte marrë me vete edhe dy fëmijët e tij. Në zonën e njohur si “Grykë Lugje” ishte tentuar të kalonte lumin, pasi në atë vend nuk ka urë, por qytetarët kalojnë përmes lumit.

Ujërat e rrëmbyer të lumit nuk e kanë lejuar të vazhdojë duke i ndaluar makinën Benz. Ai së bashku me djalin dhe vajzën kanë dalë nga mjeti, ndërsa vajzës i kishte thënë të shkonte në fshatin më të afërt të merrte kavo për të nxjerrë makinën.

Një valë e fuqishme e “Përroit të Thatë” ka rrëmbyer djalin e tij 14-vjeç, ndërsa Pjetër Rushaj është hedhur që ta shpëtojë të birin. Asnjëri prej tyre nuk arriti që të dilte na uji. Gjetja e trupave është bërë e mundur ditën e sotme pas 16 orësh kërkime, rreth 300 metra më poshtë makinës.

14-vjeçari J.Rushaj ka qenë pjesë e ekipit të Akademisë së Futbollit” Djelmnia Shkodrane.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *