Neda dhe Ogreni bëhen prindër për herë të tretë, ja emri i veçantë që zgjodhën për vajzën

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP” Neda dhe Ogreni janë bërë prindër për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë opinionistja e “Për’Puthen”, teksa ka zbuluar edhe emrin e vajzës. “E s’më binden këmbët, por të binden ty, zë mendoj si ti, e veproj si ti. S’shoh me sytë e mi, por me sytë e tu. Ç’më bëre kështu?! Fol, dashuri!””, shkruan Neda krah postimit, teksa më tej shton, “Të duam që tani kaq shumë Suzie Ann e mezi presim të të duam për tërë jetën”.

Pak muaj më parë gjatë programit “Për’Puthen”, Neda zbuloi se ishte në pritje të ëmbël, ku zbuloi se familja e tyre e bukur pas dy djemve do të bekohet me një vajzë. “Në familjen tonë do të vijë dhe një bebe tjetër. Kur e zbuluam thamë: bebi numër tre, po tani çfarë do të bëjmë? Është një shprehje që thotë se jeta është ajo që të ndodh kur t’i bën plane të tjera. Jeta në këtë moment na ka rezervuar një surprizë dhe një dhuratë shumë të bukur. Të papritur, por shumë të dashur”, tha ajo.

Neda asokohe ndau me publikun gjithashtu se si e pritën dy djemtë e saj këtë lajm, “Djali i madh Serxh është gati 8 vjeç dhe e kupton të gjithë situatën. Fjalia e parë që tha kur e mësoi, ishte kujt i morët leje. Pastaj e mblodhi veten dhe sot është ai që kujdeset më shumë për mua në shtëpi. Është diçka shumë emocionuese. Ndërsa i vogli ka një ëmbëlsi të jashtëzakonshme, vjen herë pas here dhe thotë ku është bebi. Jam shumë e lumtur që po e e jetoj këtë moment”.

Kujtojmë që Neda dhe Ogren Balluku kanë nisur romancën e tyre në “Big Brother 4” dhe janë çifti më jetëgjatë i këtij formati të cilët i kanë rezistuar kohës dhe kanë krijuar familje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *