U fut mes turmës për Sali Berishën, kush është i riu nga Tepelena

Dita e sotme është historike për Shqipërinë pasi për herë të parë vendi ynë pret gjithë liderët e Evropës dhe të Ballkanit Perëndimor. Por ndërkohë që kryeministri Rama ka pritur krerët e shteteve, në bulevard po mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

E ndërsa ata bashkë me simpatizantët po marshonin në bulevard, një 31 vjeçar ka shkuar dhe ka qël luar me grusht kreun e PD, Sali Berisha. Ky i fundit më pas është ngjitur në podium duke thënë se asgjë nuk mund t’i mposhtë, por është larguar një minutë më pas. Ndërkohë mediat kanë zbuluar se kush ishte i riu që u fut mes turmës për t’i “dhënë grushtin” ish kryeministrit.

Bëhet e ditur se personi është identifikuar Gert Shehu, i ditëlindjes 1991, nga Tepelena me banim në Tiranë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *