Nga shitëse rrobash në zyrtare e lartë e administratës, kush është pogradecarja që u kap sot me drogë

Edhe Georgina Rodriguez do të çuditej nëse do të mësonte një trajektore të tillë të karrierës, si kjo e Erisa Feros, drejtoreshë e nivelit më të lartë të administratës publike, që sot rezulton e përfshirë në një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Nëse argjentinasja u njoh me Cristiano Ronaldon kur punonte si shitëse në një dyqan Guçi në Spanjë, historia e do që Erisa ta niste karrierën e saj si shitëse në një dyqan veshjesh sportive në kryeqytet.

Dosja ka vëzhguar me imtësi trajektoren e ngritjes në karrierë të Feros, sot 28 vjeçe, ku shihet se nga puna si shitëse pranë dyqanit “A….” , e reja nga Korça ka nisur punë në vitin 2017 pranë AZRT, (Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale). Nga atje, vajza që nuk dihet se çfarë shkollimi përkatës ka plotësuar si kriter kryesor, ka kaluar tek Inspektoriati Qendror, ku ka punuar nga vitit 2019 deri në vitin 2022 si Specialiste e Teknologjisë së Informacionit.

Nga atje, Fero ka nisur punë si shefe e Sektorit IT në muajin mars 2022 pranë AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku ka punuar deri në momentin e arrestimit.

Por kush është e reja? Nga vëzhgimi i gjurmëve dixhitale shihet se paralelisht me punën në shtet, njohuritë për teknologjinë kanë qenë të kënaqshme për të përdorur rrjetet sociale. Fero reklamonte faktin se shkonte pas partyt në punë, ndërsa nuk mungojnë dedikimet për kryeministrin Edi Rama dhe aftësitë e tij të “jashtëzakonshme”.

@erisa.fero Policet tu ngju Hoxhen ?‍♀️ coja shokut coja @@♒️aquarius♒️ #fy #viral #tiktok #albanianmafia?? #femratshqiptare #meshkujtshqiptar #albania #virale #policia #blloku #fyyyyyyyyyyyyyyyy #artanhoxha ♬ original sound – Betterlink

@erisa.fero Btw, mbreme nuk kisha dale ???? #foryoupage #fyp #girls #vajzatshqiptare #albanian #tiktok #fy ♬ original sound – Erisa Fero

@erisa.fero Afrohuni po ua mbajti ? @ediramatiktok ? #blind #security #police #fyp #albania #tirana #summit #eureopean #europesummit #EU #westernbalkans #viral #politics #edirama #vip #albanianjokes #?? #?? #shqiperiaeuropiane #???? #delegado #beautifulalbania?? #shqiperia ♬ original sound – A N O R M A L

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *