Njëri me kanaçe birre në timon, tjetra me xhup Gucci, arrestohen 5 shoferët që tentuan të korruptojnë policët rrugorë

Policia Rrugore në Tiranë ka njoftuar se ka arrestuar 5 shoferë gjatë 48 orëve të fundit.

Të gjithë ata kanë tentuar të korruptojnë policët. Për herë të parë është arrestuar një shofere femër e cila tentoi të korruptonte efektivin e rrugores duke i dhënë para. Ajo shihet me xhup Gucci teksa vendoset në pranga. Gjihashtu, në videon e shpërndarë ngë policia shihet një tjetër shofer me kanaçen e birrës para, duke i dhënë makinës ndërkohë që pi alkool.

Pas verifikimit edhe ai u vu në pranga.

 “Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv. Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën”, njoftoi policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *