“Nxiti fëmijët e tjerë kundër 5-vjeçarit”/ SKANDALI në kopshtin e Elbasanit, bashkia: E kemi pezulluar

Bashkia Elbasan ka reaguar pasi policia  procedoi penalisht një edukatore, të akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj një 5-vjeçari autik.

Sipas reagimit, rasti është regjistruar më 26 tetor të muajit të shkuar në kopshtin publik dhe edukatorja është pezulluar nga detyra. Më tej thuhet se edukatorja kishte udhëzuar edhe fëmijët e tjerë tjerë që të reagojnë fizikisht ndaj 5-vjeçari, pasi shipas saj ai kishte sjellje të dhunshme.

Reagimi:

Lidhur me njoftimin e bërë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit për hetimin në gjendje të lirë të një edukatoreje në një nga kopshtet publike të qytetit bëjmë me dije se:

Rasti është referuar nga prindërit në 26 tetor pasdite, kur sipas tyre, fëmijët pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5-vjeçarit autik, i cili herë herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme. Menjëherë në datën 27 tetor (e premte) prindërit janë mbledhur nga drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit për të diskutuar rastin.

Menjëherë të hënën, në datë 30 tetor ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur në kopsht.

Më pas një grup pune i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në bashki, sektori i mbrojtjes se fëmijëve, përfaqësues të ZVA dhe përfaqësues të policisë është ngritur për të hetuar rastin. Duke qenë se fëmija ka problematika të spektrit autik rasti kërkon kujdes të veçantë dhe mbikëqyrje të psikologëve. Ndërkohë edukatorja vijon të jetë e pezulluar deri në sqarimin e situatës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *