Sërish dhunë në kopshte, në Elbasan edukatorja rreh fëmijën autik

Nisin hetimet për edukatoren e një kopështi publik në Elbasan, pas dyshimeve se ka dhunuar një të mitur.

Siç njofton policia, edukatorja është proceduar në gjendje të lirë, me dyshimin se ka dhunuar një 5-vjeçar që vuan nga autizmi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopsht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit”, sqaroi policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *