Një video e publikuar në rrjetet sociale ka nxjerrë zbuluar skenarin e Olta Gixharit në momentin e takimit me motrën e saj, Gerta Gixhari.
Familjarët kanë postuar një moment ku duken dy motrat teksa përqafohen me njëra tjetrën të emocionuara pas daljes së Oltës nga Big Brother Vip.
Por një tjetër video tregon momentin kur çdo gjë është e inskenuar. Olta futet në shtëpi dhe përgatitet për xhirimin e videos dhe në momentin kur marrin aprovimin dy motrat vrapojnë drejt njëra tjetrës.
Dy motrat janë përfolur gjatë se nuk flisnin me njëra tjetrën. Gerta është pyetur disa herë në lidhje me këto lajme por ka zgjedhur të mos komentojë në mënyrë të drejtpërdrejtë.
View this post on Instagram