Pa bërë ende 24 orë, ka nisur debati mes konkurrentëve në Big Brother Albania VIP.
Gara mes tyre ka nisur që në natën e parë, ku janë dëgjuar diskutimet e para mes banorëve. Kështu Luiz Ejlli dhe Mikela Pupa kanë janë bërë pjesë e një debati për mënyrën e bashkëjetesës në shtëpi.
Luizi po tregonte se çdo banor duhet të mësohet me rregullin në shtëpi, ndërsa Mikela e ndërpreu duke e pyetur nëse i duket vetja si zot i shtëpisë.
Debati më pas ka vazhduar pas përdorimit të fjalës “dhunë” nga Luizi.
Pjesë nga debati:
Luizi: “Funksionon. Me pak dhunë gjithçka funksionon”.
Mikela: “Këtë dhunën është hera e dytë që e përmend, ndërsa herën e tretë do të përgjigjem shumë keq. Kështu që të sugjeroj të mos e përmendësh”.
Armaldo: “Fjala dhunë këtu nuk duhet diskutuar”.
Luizi: “Është dhunë diplomatike”.
Mikela: “Nuk ka asnjë kontekst të mirë të fjalës dhunë”.
Pjesë e debatit u bë dhe këngëtari Armaldo Kllogjeri, i cili mbajti anën e Mikelës në lidhje me kontekstin e fjalës dhunë. Vetëm nata e parë dhe në fakt banorët duken të gatshëm për të mos lëshuar pe.