Ndahen Besi dhe Xhensila, veprimi i fundit i aktorit konfirmon thashethemet

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet më të njohura në showbiz-in shqiptar, dhe më të komentuarit.E ndërkohë që mediat po aludonin planin e tyre për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë pas vajzës 4-vjeçare, Ajka, duket se martesa e tyre po ndjen turbulenca në 5-vjetorin e celebrimit të tyre. E ndërsa prej ditësh mediat shkruajnë për ndarjen e tyre, veprimi i fundit i aktorit ka konfirmuar thashethemet. Kjo pasi Besi ka fshirë çdo foto që kishte me bashkëshorten e tij. Nga ana tjetër Xhensila i mban akoma. Gjithashtu ka munguar në këtë Krishtlindje një foto familjare e tyre, e duke qenë se ata ishin një nga çiftet që nuk linin festë pa uruar me një kartolinë familjare, kësaj here ka munguar. Besi ka postuar një foto vetëm me vajzën, ndërsa Xhensila ka treguar se ndodhet në Prishtin% ku ka thënë se këtë vit ndodhi që të ishte larg familjes së saj.

Çifti i njohur po kalojnë një krizë të fortë, dhe këto Krishtlindje i kanë gjetur larg njëri-tjetrit. Kjo për faktin se pas mosmarrëveshjeve, Xhensila flitet se është larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën e tyre.Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur mes tyre, por të tjera burime pranë produksionit “ZemërLuana”, (ku Besi është një nga kapitenët), kanë dëshmuar se aktori i humorit po përjeton dramën e jetës.

Dëshmitarë okularë kanë treguar se në këto ditë festash ai po shihet më gjendje të rënduar emocionale, aq sa është parë i përlotur duke hasur vështirësi në përqendrim dhe performancë gjatë xhirimeve të programit.
Çifti ishin në një lidhje prej vitesh, por në vitin 2017 vendosën të kurorëzonin me martesë dashurinë e tyre gjatë një ceremonie VIP. Më pas kur Besi dhe Xhensila festuan përvjetorin e martesës, vëmendjen e mori urimi i Besit për partneren.

Rikujtojmë se çifti janë prindër të një vajze, Ajkës, ndërkohë që një nga dëshirat e shprehuara publikisht ka qenë të sillnin në jetë fëmijën e tyre të dytë, hap për të cilin Besi tha së fundi në ekran se duhej pyetur Xhensila, duke ngjallur dyshimet e para për tronditjen e marteses së tyre.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *