Sot, në faqen e Luizit në Instagram që menaxhohet nga mikesha e tij Jurgena, është publikuar një status ku shkruhet:“Sqarim:
GoFundMe është një Platformë Amerikane dhe është platforma më transparente e mbledhjes së fondeve për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj Familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje per fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë.”
Ky veprim shkaktoi reagime të shumta, pjesa më e madhe e të cilave ishin negative.Llogarinë e ka hapur kunati i tij Sokol Tahiri dhe menaxhohej nga nëna Anxhelina dhe motra Ina e Luizit.