Pediatria e Tiranës s’ka më shtretër, mjekja pediatre: “Më shqetëson një virus që po prek fëmijët e kësaj moshe”

Ulja e temperaturave ka ndihmuar edhe në përhapjen e virozave të shumta ditët e fundit, mes fëmijëve. Në Pediatrinë e Tiranës të gjithë shtretërit janë zënë ndërsa urgjenca është plot me fëmijë.
Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të theksuar të higjienës, sidomos këto ditë, me larjen e duarve sa më shpesh tek fëmijët.

Ajo që shqetëson shefen e shërbimit të Pediatrisë Gjeorgjina Kuli, është një virus që po prek në masë foshnjat 0-6 muajsh. “Do të veçoja një virus shumë të rëndësishëm që është virus respirartor Sincitial, pra është një virus që prek rrugët e frymëmarrjes sidomos të fëmijëve të vegjël 0-6 muaj, pra ai prek gjithë grumpmoshat por është i rrezikshëm për këtë grupmoshë sepse mund të japi vështirësi të shumta në frymëmarrje dhe mosfurnizim të bollshëm të organizmit me oksigjen”.- u shpreh mjekja Gjeorgjina Kuli, shefe e shërbimit pediatrik në QSUT.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *