Video në Pejë, lirohen tre infermieret që rrahën të moshuarën

Në vendin tonë çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe kështu ka qenë edhe për rastin e të moshuarës në Pejë.

Gruaja e cila ishte nëna e një dëshmori, ishte lënë në shtëpinë e të moshuarve në këtë qytet. Por, një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregonte një prej infermiereve të kësaj qendre që e rrihte, ndërsa dy të tjerat e filmonin dhe qeshnin.
Edhe pse ngjarja ngjalli reagime të shumta, duket se po mbyllet me kaq.
Kjo pasi gjykata e Kosovës ka lënë të lira tre infermieret. Ky lajm është bërë me dije nga vetë zëdhënësja e Gjykatës, Antigona Uka-Lutfiu, e cila tha se tre infermierët, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi do të gjykohen në gjendje të lirë.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Kolegji gjyqesor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj”, ka thënë ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *