Mjeku Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në spital. Mësohet se ai ka pësuar goditje në tru.
Raportohet se gjendja e tij nuk është fort e mirë.
Në urgjencën e Tiranës janë parë lëvizje të shumta të kolegëve të tij mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë. Doktori po vijon kurimin në spitalin publik QSUT “Nënë Tereza”.
Me daljet e tij të shpeshta publike në studiot televizive, doktor Pëllumb Pipero u kthye në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë po bëjnë kundër COVID-19.