“Për çfarë i bëni fëmijët, s’e kuptoj”, Klea Huta reagon ndaj komenteve të ashpra për prindërimin

Moderatorja e dashur për publikun, Klea Huta është mamaja e vogëlushit Krid, i cili bën 3 vjeç në qershor të këtij viti. Përpara 2 ditësh Klea u përfshi në një debat me disa përdorues të platformës “Instagram” të cilët kishin komentuar në një nga videot që Klea kishte postuar. Në video moderatorja duket se ndërron me pak vështirësi pelenen e djalit dhe mund të themi se disa nga ndjekësit e saj kishin diçka për të thënë. Ata nisën ta kritikonin ashpër rreth mënyrës sesi moderatorja po rrit Kridin dhe këtë mund ta shohim në komente si:

“Për çfarë i bëni fëmijët, s’e kuptoj, kur përtoni t’i mësoni?! Çohu o grua natën e ditën e çoje fëmijën në tualet se gjynah,”- thotë njëri prej tyre.

“Të drejtë ka komentuesja për Zotin. Nuk është aspak normale që fëmija të jetë me pelena në atë moshë,”-mendonte një i dytë.

Përveç gjykimit nga audienca, Klea ndau dhe foto të mesazheve private që i kishin ardhur ku njerëzit e ofendonin, duke shkuar kështu në një tjetër nivel. Kështu Klea mendoi të dilte me një deklaratë publike në “InstaStory”.

 

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *