“Nuk është krenari të vrasësh gra”/ Dan Hutra: Nuk do prisja sa të vinin burrat në shtëpi…

Vrasësi serial Dan Hutra ka thyer heshtjen nga qelia, ku po qëndron, pasi i mori jetën 3 grave më 1 mars, në Tiranë.

Duke folur për krimet e rënda, ai deklaroi se nuk është krenari të vrasësh gra, por u justifikua se nuk do priste sa të vinin burrat në shtëpi që të kryente vrasjet. Në një intervistë për tv klan, ai shton se kur shkoi për të vrarë ish-bashkëshorten, e kërkoi ish-vjehrrin e tij kudo nëpër shtëpi, por nuk e gjeti.

“Nuk është krenari pse e kam vrarë unë atë. Do shpjegohem unë pse i kam vrarë. Për fat të keq qëlluan të gjitha femra. Po unë s’do prisja kur të vinte mashkulli në shtëpi dhe të bëja vrasjet. Unë e kam kërkuar vjehrrin atë ditë nëpër dhoma dhe nuk e gjeta.”- tha Hutra.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *