Është zbuluar identiteti i shtetasit shqiptar i cili ka kapur një 38-vjeçare greke në stacionin e autobusit “Paleo” në Athinë dhe më pas ka kryer marrëdhënie me forcë me të.
Spartak Dyrmishi është futur para tre ditëve në Shqipëri ndërsa sipas mediave greke thuhet se fshihet në Vlorë, vendlindjen e tij. Si provë materiale është ADN e tij, e gjetur në makinën e një 34-vjeçareje, me të cilën tentoi të bënte të njëjtën gjë, 3-orë përpara se të realizonte qëllimin e tij me 38-vjeçaren në stacionin e autobusit.
Materiali nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në zonën e gjerë të Palei Faliros është “skanuar” nga oficerët e sigurisë për të hartuar rrugën e ndjekur nga shqiptari.Në video-dokument shihet 34 vjeçarja duke ndaluar në një semafor në Avenue Amfitheas. Shqiptari u fut në makinën e saj dhe u përpoq ta çonte atë në një vend të largët. Të riun me tatuazh e zë paniku nga reagimi i gruas, zbret nga makina dhe nis të vrapojë drejt Avenue Amfiteas ku edhe humb.
Siç shihet edhe nga përshkrimet, bëhet fjalë për një “grabitqar” të pamëshirshëm dhe, i cili kërkonte femrat në rrugë. Dhe zgjedhja e pikës specifike për të “gjuajtur” nuk ishte thjesht rastësisht.