“Plas” brenda familjes, Ilir Meta e “shkarkon” nga partia, Monika: I shërben Ramës dhe Veliajt

Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të forta që ka bërë bashkëshorti i saj, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Përmes një reagimi në Facebook, deputetja e Partisë së Lirisë, thotë se fokusi kryesor i aksionit opozitar sot duhet të jetë te inceneratorët, të cilët vetë Kryemadhi i ka denoncuar.

Kryemadhi theksoi se shfokusimi nga çështja e inceneratorëve dhe protagonizmi bosh janë shërbimi më i mirë që mund t’i bëhen Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së tyre.

Kryemadhi: Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *