Prekëse/ Vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq protestën, i ati i vrau nënën

Vajza e Gjyljeta Ukellës, 42 vjeçares që u vra dje në Pejë ka udhëhequr sot protestën e shoqërisë civile që po mbahjet në këtë qytet.

Nëna e tre fëmijëve u ekzekutua brenda banesës nga bashkëshorti Edmond Lajçi mesditën e së mërkurës (16 prill).

Vajza e viktimës mbante në dorë një bluzë të bardhë ku ishte stampuar foto e nënës së saj, ndërsa ka ecur në krye të marshimit që nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar drejt godinave të Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj bashkëshortit të Gjyljeta Ukellës.

Protestusit mbanin në dorë pankarta ku shkruhej “kot sa flasim, derisa ata vrasin”, si edhe bluze të stampuara me imazhin e viktimës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *