Po punonin tokën me bel, shpërthen granata para këmbëve të dy kunatave, plagoset edhe një burrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një granate.

Bëhet me dije se 3 persona kanë qenë duhe punuar tokën me bel, kun ë një moment ka shpërthyer një granatë e vjetër dhe për pasoje personat në fjalë kanë mbetur të plagosur.

Janë dërguar me urgjencë në spital Olsi Elezi, 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Librazhd/Informacion paraprak

Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *