Një 54-vjeçar nga fshati Leshnicë, Pogradec po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij. Menjëherë është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Gjithashtu po hetohet një gjendje të lirë një 18-vjeçar nga Pogradeci, të cilit gjatë një kontrolli fizik në një lokal, iu gjet dhe sekuestrua një celular, ku dyshohet se po përdorej për vënien e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.