Pogradec, vëllai rreh motrën. I kthehen djali dhe burri i saj (Emrat)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pogradec, ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Mësohet se janë prangosur nga Policia Ilir Qafko, 55 vjeç dhe Igers Dapaj, 29 vjeç.

Ka qenë shtetasin Ilir Qafko që ka shkuar në shtëpinë ku ishte martuar motra e tij, Rajmonda Dapaj, 58 vjeçe dhe e ka dhunuar këtë të fundit.

Në këto kushte, në konflikt ka ndërhyrë djali i shtetases së dhunuar dhe njëherësh nipi i Ilir Qafkos, duke e dhunuar këtë të fundit. Në konflikt janë përfshirë dhe shtetasit Tomorr Dapaj dhe Eugen Dapaj.

Konflikti ka ndodhur në banesën e përbashkët të këtyre shtetasve dhe Ilir Qafko e Igers Dapaj janë arrestuar në kushtet e flagrancës pas mbërritjes së Policisë së Pogradecit. Ata akuzohen për veprën panale “Dhunë në familje”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *