Tragjike në Tiranë, 13 vjeçari gjendet i vdekur brenda garazhit të makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Babrru, Tiranë, ku një 13-vjeçar u gjet i vdekur brenda një garazhi makinash.

I mituri u gjet nga familjarët, teksa automjeti ishte në garazhin e banesës. Ndërkohë, paraprakisht mësohet se ai ka qenë bashkë me babain duke rregulluar makinën, pasi ngjitur me banesën kanë edhe një servis.

Familjarët në fillim nuk e kanë kuptuar se ku ishte dhe pasi e kanë kërkuar e kanë gjetur të shtrirë pa shenja jete në garazh, pranë makinës. Dyshohet se i mituri kishte mbyllur derën e garazhit dhe ambienti ishte i pa ajrosur.

Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës. Babai është shprehur se ishin duke hequr baterinë e automjetit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *