– Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Mokrën e Sipërme në një nga vendet e shenjta dhe më të vizituara të kësaj zone atë të Shën Marenës.
Ambientet e qëndrimit përreth kishës u përfshinë nga flakët, duke djegur pjesën më të madhe të tyre e duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mbetet e paqartë nëse zjarri ka ardhur nga pakujdesia e njerzve që vizitojnë vendin dhe qëndrojnë atje apo ndonjë pakujdesi e rojes së vendit.
Me ndërhyrjen e banorëve dhe rojes është mundësuar izolimi dhe fikja e zjarrit ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.Sipas të dhënave bëhet me dije se ka pasur rrjedhje gazi nga një bombël e vogël dhe më pas ka shpërthyer në flakë, njëri nga rojet ka pasur edhe djegie në fytyrë.