Reshjet e dëborës edhe pse në pranverë vazhdojnë të jenë prezente në Korçë.
Gjatë natës ka patur reshje dëbore. Reshjet kanë qenë me intensitet te ulet në zonën e Dardhës ndërsa temperaturat kanë shkuar në vlerat -1 gradë deri +2 gradë.
Në rrugën e Dardhës u krye kriposje pjesore në pjesën e rrugës km 8 deri në km 13.
Ne akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka pasur probleme.