Sokol Halili, i riu që i mori jetën gruas së tij shtatzënë dy netë më parë ka shkruar një letër lamtumire për prindërit e tij, para se t’i jepte fund jetës.
Sipas asaj që shkruan 31 vjeçari Hamide Magashi i ka ofruar 25 mijë euro që ai ta linte të qetë e ajo të rriste fëmijën tek shtëpia e babait të saj.
I riu e pranon që e ka bërë me vetëdije ndërsa me sa duket edhe ka lexuar ç’është thënë në media për të, pasi e përgënjeshtron që çifti të ketë patur probleme.
Televizioni T7 ka publikuar letrën në të cilën Halili shkruan se ai nuk kishte fëmijë për të shitur.
“ Këtë punë e kam kryer me plot vetëdije por edhe i kam treguar gruas sime se nuk e kam tradhtuar po e ka ditur dhe kërkuar çarë është folur e po flitet nëpër media dhe televizor nuk është folur për në asnjë vend e vërteta në pika të shkurtra për të treguar sa për raportet shumë të mira i kemi pasur, që kam pas fakte fakte për të treguar se gruaja ime pasi ka mbetur shtatzënë më ka treguar një plan të cilin e kishte menduar dhe të cilin e kishte folur edhe me motrat e saj.
Kur e ka kuptuar se është shtatzënë më tha të bëjmë një marrëveshje veç unë dhe ti, më pati thënë të paguaj sa të shkon një gjak ti jap 25 mijë euro këtë fëmijë që kam në bark të më çosh tek shtëpia e babait tim dhe ta rris unë atë fëmijë … Më ke marrë në qafë kështu dhe unë nuk kam fëmijë për të shitur…”, shkruhet në letër.
Lexo letrën e plotë këtu