Qan çdo mëngjes duke dëgjuar një këngë, Luizi tregon arsyen prekëse

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Prej disa ditësh e kemi parë Luizin teksa përlotet i vetëm në oborr, sapo zgjohet nga gjumi. Ama askush nuk e dinte arsyen dhe as nuk e ka biseduar me asnjë nga banorët e tjerë. Vetëm pak më parë gjatë spektaklit të sotëm ai ka treguar arsyen. Çdo mëngjes në shtëpi vendoset kënga “Apologise”, e cila është e vetmja këngë moderne që babai i ndjerë i tij pëlqente ta dëgjonte dhe kjo këngë i kujton atë.

Ka nisur me zhvillime të shumta spektakli mbrëmjen e sotme. Teksa fjalën e ka marr menjëherë Bledi, i cili ka deklaruar e papritur me vullnet të plotë se sot do të dëshironte të linte shtëpinë duke e bërë këtë si një dhuratë për Kiarën. Arsyeja është se nuk dëshiron që nëse publiku do të eleminonte Kiarën, çifti do të ndahej. Pas shumë arsyetimeve dhe shpjegimeve, Bledi mori vendimin final dhe është larguar përfundimisht nga shtëpia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *