“Qante hallet dhe i linin çelësat”/ Eksperti Karamuço zbulon si i bënte për vete pastruesja pronarët që i vodhi

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në studion e Breaking në Top News ditën e sotme zbuloi detaje të reja për vjedhjen e 700 mijë eurove nga disa banesa në Tiranë nga pastruesja Rozeta Dobi.

Karamuço ka treguar se si Rozeta arrinte të fitonte besimin e pronarëve të shtëpive ku punonte sa që ata i linin dhe çelësin e shtëpisë.

“Qante hallet, ishte e komunikueshme, ishte afruar me pronarët sa që i linin çelësat e shtëpisë. Këto para nuk janë grabitur në një akt të vetëm, por janë vjedhur gradualisht në kohë të ndryshme pak nga pak. Ka bërë dhe ajo një punë profesionale për të mos u kapur.

Pastruesja fitoi besimin e tyre. Ka punuar 20 vjet, vetëm vitin e kaluar ka hyrë në 10 banesa. Ajo kishte 20 mijë lekë të vjetra ditën e punës. Çmimi i ulët ishte grep i mirë për t’u punësuar nga këto shtëpi,” tha Karamuço.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *