Kanë kaluar tre vite që nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 por edhe pse në mediat qeveritare serviret një propagandë e bukur për familjet e prekura, realiteti është ndryshe.
Kjo familje në Durrës e përbërë nga nëna, gjyshja dhe dy vajza shumë të vogla, ende është në pritje të një banese ndërsa jetojnë aktualisht në një kontenier të dhuruar nga kisha katolike.
Nëna e gruas së re e cila është e divorcuar, kërkon ndihmë për dy vajzat e vogla që nuk e kuptojnë pse fati po tregohet kaq i padrejtë me to.
Në kontenier ato nuk kanë as tualet as dush ku të lahen dhe tani që dimri ka ardhur, situata është edhe më e vështirë.
Nëna kërkon ndihmë dhe i thotë kryebashkiakes së Durrësit të mos tallet me to, pasi ka tre vite qe presin.