Rama kritika kompanive: “Do marrim masa për ata që mbajnë punonjës me pagë minimale dhe blejnë vila për vete”

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar takim me një nga bizneset private në kryqytet. Në fokus të këtij takimi ka qenë pagat me të cilat punëtorët paguhen.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se qeveria nuk do të lejojë shfrytëzimin e punëtorëve dhe do të marrë masa ndaj kompanive të cilat e bëjnë këtë gjë.

“Investimi , pagesa e punonjësve është investim dhe për ne kjo nuk është thjesht një çështje rritje pagash në sektorin privat, është një çështje beteje kundër shfrytëzimit, ky është shfrytëzim. Ti japësh sot njerëzve paga minimale dhe ndërkohë vetë të vazhdosh të blesh vila ky eshtë shfrytëzim, kjo nuk duhet të ndodhë dhe ne do marrim masa.

Ne nuk mund ta vendosim këtë, se nuk është qëveria që vendos sa do jetë paga, por ne nuk do i japim asnjë shërbim kompanive që nuk shpërblejnë si duhet punonjësit. Nuk do pranojmë që të na futen në tenderat e shteti me paratë e shtetit kommpani ndërtimi që thonë që paguajme punëtore me pagë minimale, gënjejnë pasi nuk ka punëtor sot që hip në skelë dhe të vjen me pagë mniimale.

E dyta ajo që paguajnë në të zezë duhet të dalë në të bardhë dhe e tretë nuk mundet ne tju japim leje ndërtimi askund kompanive që duan të bëjnë pallate me punëtore që nuk marrin një pagë dinjitoze.

Ne nuk mund të mbështesim me paratë e popullit shqiptar dhe shteti punon i gjithi me taksa, kompani të cilat shfrytëzojnë shqiptarët. Shqiptarë që shfrytëzojnë shqiptarë, për turpin e dheut. E fundit që kam është të jeni të bindur për një gjë që kjo paga këtu, paga juaj mesatare do të shkojë në vazhdim do shkojë afro 85 mijë lekë”, tha Rama.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *