Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se patentat e makinave tanimë do të kenë një afat më të gjatë të vlefshmërisë së tyre.
Nga 10 vite që ishte, tani shkon në 15 vite vlefshmëria e patentës. Afatet e reja kanë hyrë në fuqi dhe janë afro 80 mijë drejtues mjetesh në të gjithë vendin që përfitojnë prej tyre.
“U THA – U BË ???? Patentat e makinave tanimi do të kenë një afat më të gjatë të vlefshmërisë së tyre, i cili shkon deri në 15 vjet. Afatet e reja kanë hyrë në fuqi dhe janë afro 80 mijë drejtues mjetesh në të gjithë vendin që përfitojnë prej tyre, në bazë të së njëjtit standard që ndiqet edhe në vendet e BE-së, duke i lehtësuar qytetarët me cikle më të shkurtra të rinovimit të patentës, nga 11-12 rinovime si deri sot, në vetëm 4-5 rinovime sipas afateve të reja nga DPSHTRR, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, një institucion lider në rrugën e reformave e të Revolucionit Digjital????????????????????” shkruan Rama.