Rama të rinjve: Kam qenë vetë emigrant, s’po them që të mos e provoni, por…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në Ersekë ku dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me banorët e kësaj zone.

Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë është ndalur dhe te fenomeni më i përhapur së fundmi, largimi i të rinjve nga vendi.

Kryeministri u shpreh se dhe ai vetë ka qenë emigrat, prandaj dhe nuk ja ndalon askujt ta provojë, mirëpo jo në rrugë ilegale dhe jo me idenë që Shqipëria nuk ka mundësi për ta.

“Unë kam qenë emigrant dhe e di për çfarë flas. Mua smë ka dalë keq dhe nuk i them askujt mos e provoj, kjo është sipas njeriut, nuk ka të drejtë askush, shtet qeveri që duhet ti tregojë po ose jo, por kurrë me kontrabandistë dhe rrugë ilegale për të harxhuar të gjithë ato para dhe duke mos ditur ku përfundon, edhe kurrë me idenë që këtu nuk ka mundësi. Sot ne po aofrohemi gjysëm miliardi euro eksporte bujqësore që as nuk imagjinoheshin”, tha Rama.
Në nuk jemi të parët që e kalojmë emigrimin, por jemi nga të fundit që e kalojmë pasi jemi të fundit që kemi dalë nga cikli i barbarisë dhe izolimit. Sot kemi fakte që na ndihmojnë, për të thënë që këtu nuk është e vërtetë që këtu nuk ka mundësi dhe duhet të ikësh. Jemi një vend me liri lëvizjeje. Bota është bërë gjithmonë e më e vogël. Ka zona të BE-së që përjetojnë ikje drejt zonave më të pasura. E njëjta problematikë është edhe në fshatrat e Italisë, të Spanjës, të Portugalisë, etj. Një drejtore banke në Tiranë kishte vendosur bashkë me të shoqin të vinte këtu dhe me ato mundësi që kishin vendosën që të rindërtonin shtëpinë e tyre këtu dhe ta kthenin në bujtinë. Tani ju si mendoni, ajo zonja fitonte më shumë atje apo fiton më shumë këtu. Normal që fiton më shumë këtu se përndryshe nuk do të vinte fare. Kjo zonë ka 20 mijë vizitorë që kanë fjetur këtu. Kjo do të thotë më shumë mundësi apo më pak mundësi. Do thoni ju pse ka më shumë mundësi. Sepse kjo bukuri këtu është një pasuri dhe lum kush e shef me atë sy dhe bën një punë për të marrë një pjesë të vogël të kësaj pasurie. Të ndërtosh sot një bujtinë në shtëpinë e rrënuar të gjyshit do të thotë që të fitosh më shumë se në çdo vend të Europës duke bërë një punë të zakonshme. Të mbledhësh bimë medicinale dhe të ndërtosh një sipërmarrje për këtë gjë, do të thotë të fitosh shumëfish se ç’mund të fitosh në Gjermani”, u shpreh Rama.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *