RAPORTI SEKRET i Ardi Veliut: Të mbahen në kontroll muxhahedinët, mund të vrasin anëtarët që largohen nga MEK

Efektivë të Policisë së Shtetit dhe disa anëtarë të kampit “Ashraf 3” në Manëz janë duke marrë mjekim në spitalet e kryeqytetit, pas një ndërhyrje me urdhër të SPAK dhe me dritën jeshile të Gjykatës së Posaçme.

Prokurorët e posaçëm kanë pasur dyshime se brenda kampit të muxhahedinëve kryheshin aktivitete teknologjike të palejuara, dhe kjo është provuar dhe nga serverat dhe dhjetëra kompjuterat që janë sekuestruar në godinat e MEK. Po ashtu, kryepolici Muhamet Rrumbullaku është shprehur se sapo kanë nisur kontrollet, persona të caktuar kanë tentuar të asgjësojnë me djegie dokumente të caktuara.

Për këtë aktivitet të gjerë dhe të palejuar Policia e Shtetit duket se ka pasur indicje që në vitin 2018, kur në krye ishte Ardi Veliu. Ky i fundit ka firmosur në atë kohë një “PLAN MASASH” për mbajtjen në kontroll dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale nga muxhahedinët e kampit “Ashraf 3”.

raporti sekret, channel 4
Raporti sekret i Policise se SHtetit, 2018, nga Channel 4

Media britanike Channel4 dhe gazetarja Lindesy Hilsum erdhi pesë vite më parë në Shqipëri dhe realizoi një dokumentar për veprimtarinë e anëtarëve të opozitës iraniane. Ajo zbuloi për herë të parë dhe këtë raport sekret, pjesëza të të cilit po i ndajmë dhe ne në këtë artikull, që tregojnë shumë për atë se çfarë janë në gjendje të bëjnë muxhahedinët.

“Plan masash për monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale në drejtim të shtetasve iranianë pjesëtarë të organizatës MEK të strehuar në Shqipëri” është titulli i dokumentit.

Sipas dokumentit, Mojahedin e Khalq ose Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, njohur ndryshe si MEK dhe OMPI, është një grup revolucionar marksist-islamik, i themeluar në vitin 1965.

“Aktualisht në territorin e RSH janë strehuar 2745 shtetas iranianë të ardhur prej disa vitesh. Këta shtetas janë pjesë e organizatës MEK e njohur ndryshe si opozita iraniane. Ardhja në vendin tonë e azilkërkuesve iranianë, mund të sjellë implikime në sigurinë e brendshme, pasi këta individë, janë të indoktrinuar thellësisht, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake, kanë marrë pjesë në luftime dhe në akte terrori” shkruan dokumenti i policisë shqiptare.

raporti sekret, channel 4
Raporti sekret i Policise se SHtetit, 2018, nga Channel 4

Në dokumentin sekret të policisë shqiptare, thuhet se tre shtetas iranianë, të shkëputur nga kampi dhe që jetojnë në Tiranë, janë kërcënuar me jetë nga MEK. Dhe ata kanë denoncuar në komisariatin e policisë në Tiranë në shkurt 2018.

“Në lidhje me këto situate dhe nga të dhënat e marra në rrugë operative është mësuar se: Më parë në Irak kanë ndodhur vrasje të-ish anëtarëve të kësaj organizate të shkëputur prej saj pasi ata kanë dalë publikisht duke iu kundërvënë veprimtarisë së organizatës me qëllim dëmtimin e kauzës së saj.

Nga sa shihet më lart dhe intevistimet e dhëna nga shtetasit iranianë në emisionin “Fiks Fare”, të datës 12.02.2018 si dhe kallëzimet e bëra pranënë Komisariateve të Policisë nga këta shtetas, koha, mënyra e të vepruarit, sjelljes së tyre është e ngjashme si mënyrë “Modus Operandi” me një situatë të ndodhur më parë në Irak.

Në vijimësi duke parë indikacionet e veprimeve dhe sjelljeve të shtetasve në fjalë të cilët aktualisht janë të shkëputur nga kjo organizatë, ka dyshime të arsyeshme se kjo situatë është e njëjtë me atë të ndodhur më parë në Irak, e cila është pasuar me vrasje”, thotë ndër të tjera raporti sekret i Policisë, publukuar nga media britanike.

raporti sekret, channel 4
Raporti sekret i Policise se SHtetit, 2018, nga Channel 4

Ylli Zyla, ish shef i Shërbimit Informativ nga viti 2008-2012 ka folur gjithashtu për këtë organizatë. “Eshtë me rregulla strikte dhe nëse ndokush del nga korniza e tyre kriminale ata ekzekutohen nga vetë anëtarët e tyre brenda vetes”, i ka thënë Ylli Zyla gazetares britanike.

Duke vlerësuar rëndësinë e informacioneve të mësipërme nga strukturat e policisë së shtetit duhet të kryhet vlerësim maksimal për këtë situatë dhe të planifikohen masa të plota si më poshtë vijon:

  • Të bëhet vlerësimi i lartë i masave të sigurisë, për të garantuar sigurinë publike, parandalimin e ndonjë akti kriminal që mund të ndodhë midis anëtarëve të organizatës MEK dhe personave të shkëputur prej saj.
  • Të vlerësohet çdo informacion lidhur me këtë situatë me qëllim parandalimin e mundshëm të ngjarjeve kriminale.
  • Instruktim, angazhim dhe vlerësim maksimal i të gjithë punonjësve të policisë së shtetit që të njihen dhe të angazhohen në ndjekjen e këtyre elementeve.
  • Identifikimin e të gjitha vendbanimeve dhe vendqëndrimeve të shtetasve iranianë në vendin tonë dhe kryesisht në Tiranë dhe në Durrës.
  • https://www.youtube.com/embed/3oIChqqSgzo

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *