Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik, ndërron jetë edhe 20 vjeçari që drejtonte Audin

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e 9 marsit pranë mbi kalimit të TEG-ut. Përveç dy vajzave ndërron jetë edhe drejtuesi i mjetit që fluturoi nga mbikalimi dhe ra mbi një makinë tjetër.

Fotoja e mëposhtme është e 20-vjeçarit Klevis Ruçaj, i cili u aksidentua pasditën e sotme në aksin Elbasan-Tiranë. Mësohet se Ruçaj teksa po drejtonte mjetin tip Audi A8, ka humbur kontrollin dhe u përplas me bordurat anash rrethrrotullimit të Saukut dhe më pas ka përfunduar në autostradë sipër një makinë tjetër.

Nga aksidenti përveç të riut kanë humbur jetën dhe dy vajza të tjera që ndodheshin në makinë me të, identitetet e të cilave ende nuk dihen. Po ashtu kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në makinën që Audi i ra për sipër.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *