Rikthimi i basteve online, ja kriteret nëse doni ta licensoni biznesin

Ashtu siç ishte paralajëmruar Qeveria ka bërë gati një projektligj për rikthimin e basteve sportive online, projektligj i cili tashmë është hedhur për konsultim publik. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin qëllimi kryesor i kësaj nisme është rikthimi i kategorisë së Basteve Sportive por tashmë vetëm në formën Online me qëllim formalizimin tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive. Përjashtohet prania e pikave fizike të basteve.

Në projektligj thuhet se kompanitë që do të licencohen do të jenë të detyruara të lënë si garanci rreth 1.5 milionë euro, një fond prej 120 000 000 (njëqin e njëzet milionë) lekësh për mbrojtjen dhe garancinë ndaj lojtarët ( në vitin e dytë bëhet jo më pak se 5% e xhiros) dhe një fond prej 50 000 000 lekësh për të garantuar shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, organit tatimor etj dhe organeve të tjera të shtetit. Organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15 % të të ardhurave bruto nga loja.”/

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *