Administratori i Pallatit të sanitares Rozeta Dobi dhe familjes së saj ka treguar për mediat se e kishin vënë re ndryshimin tek djali, Havier Dobi. Qazim Çipi tha se edhe pse kishin shuma të tilla parash brenda banesës së tyre, ata nuk denjonin t’i jepnin administratorit të pallatit detyrimin mujor të mirëmbajtjes së pallatit.
Çipi shpjegon se ky veprim të linte në përfundimin se familja Dobi nuk kishin të ardhura për të përballuar jetesën.
“Jemi habitur se nuk na shkonte në mend. Tani që po dëgjojmë këto veprime jemi habitur. Nuk kushtoheshin, vetëm kohëve të fundit ai djali që shpenzonte pak. Këtu kanë mbi 10 vjet që jetojnë. Zotëria ka kohë që është në pension nuk punon. Marrëdhëniet i kemi pasur mirë si komshinj po me mua ka qenë e distancuar. Djali blinte dhe shiste makina. Unë edhe në këtë moshë 70 vjeç bëj dy punë që të ushqehem, se vështirësitë duken… Unë administroj dhe shkallën dhe kur ata japin mirëmbajtjen domethënë është e vështirë. Edhe ato lekët e mirëmbajtjes mezi ua merrje, dukej sikur nuk kishin lekë. Vetëm djali, ka rreth një muaj që e kam parë me makina.”- u shpreh Çipi.